Ibra “braktis” Suedinë

0
SHPËRNDAJE

ibraZlatan Ibrahimovië ka deklaruar para mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes me Belgjikën se nuk do të luajë më me Suedinë pas EURO 2016.

“Do ta mbyll me kombëtaren pas këtij Europiani, shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit”, deklaroi Ibra i cili kërkon që Suedia të kualifikohet më tej në EURO 2016, e për këtë i duhet të fitojë ndaj Belgjikës.

Me tej ai u shpreh se është shumë krenar për atë që ka arritur me Suedinë, dhe se do ta mbajë atë flamur gjithmonë me vete.

Sulmuesi me origjinë boshnjake luan prej rreth 15 vitesh me Suedinë, teksa ka debutuar më 31 janar të 2001-shit në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.