Ibra – Milan varet nga CR7

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zlatan IBRAHIMOVIC - Milan AC
Zlatan IBRAHIMOVIC kur luante me AC Milan

Pas heqjes së “tavanit të Fair Play financiar”  nga Uefa, PSG  po insiston fort për  të marrë Cristiano Ronaldon  nga Reali i Madridit.

Edhe në takimin e fundit që patën në Doha, Presidenti Perez dhe sheiku Nasser Al Khelaifi (pronar i PSG) kanë folur për Ronaldon.

Gazetat Franceze flasin për largimin e Ibrahimovic, por pengesë mbetet zëvëndësimi i tij.

Sapo PSG ta gjejë zëvëndësuesin e tij ( një  lojtarë të një kalibri të lartë ) Ibra do të jetë i lirë.

Në këtë histori prokuratori i Ibrahimoviç Mino Rajola është njeriu “Kyç”.

Rajola ka arritur një marrëveshje me Galianin ku Ibra do të ketë një kontratë tre vjeçare dhe pagë vjetore 6 mln euro plus bonuse në sezon.

Shtypi francez shprehet se të gjitha rrugët Ibrën e çojnë në Milano.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.