Ibra në krizë, 6 ndeshje pa shënuar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Duket se edhe magjitë mbarojnë, madje dhe për një si “Ibrakadabra”. Manchester United është në krizë dhe kjo edhe për shkak të gabimeve të Zlatan Ibrahimoviç.

Suedezi ka humbur nuhatjen e golit, teksa të fundit e ka shënuar në 10 shtator, në humbjen 2-1 në derbi. Që nga ai moment, gjithçka ka qenë errësirë, për një total prej 540 minutash pa gol dhe pa një asist. Për herë të fundit, një situatë e tillë kishte ndodhur në vitin 2007, me fanelën e Interit.

Për një si Ibra, i cili sezonin e shkuar shënoi 50 gola në 51 ndeshje dhe që shënon rregullisht jo më pak se 20 gola në sezon që nga viti 2007, përbën lajm kur nuk shënon një fundjavë, imagjinoni 6 radhazi në Premier League, atje ku ai është thirrur për të bërë magjistarin, në shtëpinë e rrënuar të “Djajve të Kuq”.

Shumë raste të pashfrytëzuara (35) dhe Manchester United shënon një krizë të sigurt me vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit. Gjendja e Ibrës ka bërë që të reagojë dhe Lineker, që në një postim në Twitter shkruan: Ibra ka humbur 347 raste në këtë ndeshje!

Por ka një shpresë për tifozët e Manchester United, nëse bëjnë paralelizmin me të shkuarën. Në sezonin e vështirë 2007-2008 me Interin, Ibra në fund kishte 17 gola të realizuar, mes të cilëve dhe 2 kundër Parmës në ndeshjen e fundit, që i dhanë skuadrës së Mançinit titullin e dytë radhazi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.