Ibra në Turqi? Raiola: Janë vetëm fantazi

0
SHPËRNDAJE

imageSport Bota/ Pasi u përfol se klubi turk i Gallatasary kishte kontaktuar me Mino Raiolën për Zlatan Ibrahimoviç, vjen edhe përgënjeshtrimi nga ky i fundit. Menaxheri i shumë yjeve në futboll deklaron se ai nuk ka biseduar kurrë me ekipin turk për klientin tij Ibrahimoviç. Raiola hodhi poshttë mundësinë që sulmusi i PSG-së të transferohet tek Gallata, edhe pse këta të fundit shpesh herë kanë patur interes për të. Ja si u shpreh Mino Raiola: “Ibrahimoviç në Turqi? Për momentin janë vetëm fantazi. Ne jemi duke shqyrtuar vetë ofertën e Milanit, por edhe ajo ende nuk e ka bindur klientin tim të bëjë një zgjdhje.” – ishin fjalët e menaxherit të Ibrahimoviç

S'KA KOMENTE

Comments are closed.