Ibra pas superkupës: Kjo, ndoshta ndeshja e fundit me PSG-në

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ligue 1/ Ndeshja e superkupës ndaj Lyonit mund të ketë qenë e fundit për Zlatan Ibrahimovic me fanellën e PSG-së. Këtë gjë e pohoi vetë sulmuesi menjëherë pas përfundimit të takimit, ku parizienët dhe Ibrahimovic fituan trofeun e parë sezonal, por aë mund të jetë i fundit për suedezin në Francë. Hipotezat janë nga më të ndryshmet, por këtë gjë e pohoi vetë sulmuesi në prononcimin e tij pas ndeshjes, ku u shpreh:
image
“Kjo ndeshje ndaj Lyonit mund të jetë e fundit për mua me Parisin. Këtë javë do të jem i detyruar të marr një vendim mjaft të rëndësishëm për të ardhmen time.”- deklaroi sulmuesi suedez. Ibra gjatë të gjithë merkatos verore është kërkuar me ngulm nga Milani, ku nuk e përjashton një rikthim tek kuqezinjtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.