Ibra te Milani pas Superkupës së Francës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zlatan Ibrahimovic celebrates scoring for Paris Saint Germain against St Etienne.

Milani ka gjithmonë Ibran si objektiv dhe tani sipas mediave ka edhe një date brenda së cilës do të mbyllet tratativa. Suedezi ka një pakt me sheikun e PSG-së sipas të cilit ai do të largohet nga PSG pas Superkupës së Francës, në program më 1 gusht në Montreal. Në Milano ka filluar numërimi së prapthi për Zlatan, i cili nuk u nis me skuadrën për në turneun International Champions Cup dhe preferoi të vazhdonte stërvitjen në Paris.

Ndjesia është që aventura e Ibras te PSG është në fund të saj dhe këtë e tregon edhe fakti që nuk u thirr për ndeshjen kundër Benficas. Për të përshëndetur Parisin mungon vetëm një ndeshje e fundit, ajo e Superkupës së Francës dhe më pas Ibra do të jetë i lire të nënshkruajë me Milanin. Suedezi ka një akord me Gallianin për 3 vitet e ardhshme me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon. Mesa duket mungojnë vetëm pak ditë përpara se Ibra të rikthehet të jetë pjesë e Milanit…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.