Ibrahimoviç rikthehet tek Milan?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas zyrtarizmit të divorcit të tij nga Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç mund të rikthehet tek skuadra e Milanit. Lajmi vjen nga Suedia, ku një gazetare vendase lëshon bombën e radhës për merkaton kuqezi.

Sipas emisionit të saj në valët e radios “TMW”, nëse Totti luajti deri në moshën 40 vjeç, diçka të tillë mund ta bëjë fare mirë edhe Ibrahimoviç, i cili po vijon shërimin me hapa të shpejtë pas dëmtimit të ligamenteve te gjuri i djathtë. Ndërkohë që, e përditshmja spanjolle “Marça” e sheh të ardhmen e sulmuesit suedez në kampionatin amerikan.

A do të mjaftojë gatishmëria e sulmuesit Ibrahimoviç për një rikthim të bujshëm, që duke parë statistikat, do t’i sillte Milanit trofeun e radhës? Të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim… /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.