Ibrahimoviç “tradhton” United, vetëm barazim ndaj Bournemouth

0
SHPËRNDAJE

Manchester United ngec në garën për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 në shtëpi përballë Bournemouth në javën e 27-të të Premier League.

Në “Old Traford”, skuadra e trajnerit Murinho gjeti avantazhin me golin e argjentinasit Marcos Rojo në të 23-n. Përgjigja e miqve, që vinin pas katër humbjesh radhazi, erdhi me norvegjezin Joshua King pesë minuta para pushimit.

United nuk përfitoi dot as nga epërsia numerike në gjithë pjesën e dytë, pasi Andrew Serman u përjashtua me dy kartonë të verdhë në të 45-n. Protagonist, kësaj here për keq, ishte Zlatan Ibrahimoviç, i cili u ndal nga portieri mik Boruç nga pika e penalltisë në minutën e 72-të. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU