Ibraimi dhe Hasani përmbysin Trakain, Shkëndija kualifikohet në “Play-OFF”

0
SHPËRNDAJE

Për të dytin vit radhazi Shkëndija është kualifikuar për në fazën “Play-OFF” të Europa League. Kuqezinjtë kanë arritur të përmbysin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me Trakain në turin e tretë kualifikues, duke fituar bindshëm 3-0 në takimin e sotëm të kthimit të luajtur në Strumicë.

Besart Ibraimi kaloi Shkëndijën në avantazh në minutën e 29′ me një supergol, ndërkohë që kapiteni Ferhan Hasani dyfishoi shifrat në minutën e 42-të me një gol fantastik të realizuar me goditje dënimi. Në pjesën e dytë Trakai mbeti me 10 lojtarë në minutën e 72-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga mbrojtësi Klimaviçius, ndërkohë që kapiteni Hasani shënoi edhe golin e tretë në minutën e 88′.

Nesër Shkëndija do të mësojë kundërshtarin e radhës i cili do të përcaktohet nga shorti që do të hidhet në orën 13:00 në Nion të Zvicrës. /minuta90.com/

Shkëndija-Trakai 3-0

Golat: Ibraimi 29’, Hasani 42’, 88’

Shkëndija (4-2-3-1): Zahov, Todorovski, Bejtullai, Bojku, Çelikoviç, Alimi, Totre, Radeski (Fazlagikj 90’), Hasani (Zejnullai 90’+3), Abdurahimi (Shefiti 82’), Ibraimi (në dispozicion: Avdyli, Murati, Çilafi) Tr: Qatip Osmani

Trakai (4-3-3): Plukas, Borovskis, Janusevskij, Klimaviçius, Wakili, Shyshka (Mamaev 88’), Vorobjovas, Silenas (Çyzas 81’), Bychanok, Dorley, Maksimov (në dispozicion: Sheremeta, Çesnauskis, Kruk, Traore) Tr: Oleg Vasilenko

Gjyqtarë: Çlayton Pisani, Alan Çamilleri, Edward Spiteri, Glen Tonna

Kartonë të verdhë: Vorobjovas 38’, Klimavicius 53’, 72’

Kartonë të kuq: Klimaviçius 72’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.