Icardi dëshiron të jetë i gatshëm ndaj Romës

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Interi vazhdon të jetë në ankth në lidhje me dëmtimin e sulmuesit Mauro Icardi. Kapiteni zikaltër u dëmtua në sfidën ndaj Bolonjës dhe mjekët u shprehën se ai do të mungonte të paktën për disa ndeshje, por argjentinasi kërkon të bëjë të pamundurën. Ai po punon shumë që të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Romës në Olimpico. Ndeshja mes dy skuadrave ka një rëndësi të veçantë pasi mund të vulosë përfundimisht garën për vendin e tretë për Interin që në rast të një humbje do të largohej shumë nga gara për një vend në Champions. Duke parë këtë fakt si dhe formën mjaft të mirë që verdhekuqtë po kalojnë, Icardi dëshiron të jetë me patjetër në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.