Icardi : Duhet të luftojmë për të arritur Champions-in

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mauro-icardi-545330

Mauro Icardi beson te projekti zikaltër dhe për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë te Interi duke rinovuar dhe kontratën. Argjentinasi u shpreh se ka besim te skuadra për sezonin e ri : “Interi ka vendosur të bëjë një hap të rëndësishëm. U bënë 3-4 vjet që nuk fitojmë asgjë dhe duhet të rikthehemi në Champions League, është objektivi që kemi të gjithë në kokë. Interi ka bërë pikërisht atë që prisja të bënte, një merkato të rëndësishme gjatë të cilës janë afruar lojtarë të mëdhenj.”

“Viti që shkoi ishte viti më i rëndësishëm, zgjodha të qëndroja tek Interi dhe u bëra golashënuesi i kampionatit. Tani duhet të luftojmë për gjëra më të rëndësishme, të fitojmë kampionatin, të rikthehemi në Europë. Të gjithë duam që të arrijmë rezultate më të mira se vitin që shkoi dhe të arrijmë sa më lartë të jetë e mundur.” – u shpreh bomber zikaltër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.