Icardi: Refuzova Realin, mbetem besnik i Interit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

MILAN, ITALY - MAY 31:  Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano salutes the fans at the end of the Serie A match between FC Internazionale Milano and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 31, 2015 in Milan, Italy.  (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mauro Icardi i ka thënë “jo” Realit të Madridit, për të qendruar tek Interi. E ka deklaruar pas miqores së humbur me zikaltërit ndaj madrilenëve: “Reali u përpoq të më marrë, por unë jam i gëzuar te Interi ndaj dhe kam nënshkruar kontratë të re”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Sampdorias. Reali i Madridit prej kohësh është vënë në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të meksikanit Javier Hernandez. Së fundmi përflitej për një interesim për Icardin, por argjentinasi e ka refuzuar.
Icardi, i rritur në “fidanishten” e Barcelonës, pas një sezoni te Sampdoria, iu bashkua zikaltërve në vitin 2013-të. Sezonin e fundit, në 36 ndeshje ai shënoi 22 gola, duke siguruar edhe titullin e golashënuesit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.