Idriz Batha mposht Skënderbeun, Partizani i qepet Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Partizani ka fituar ndeshjen e madhe kundër Skënderbeut. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, të kuqtë triumfuan 1-0 në duelin që i dha fund javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Sfidën mes vendit të dytë dhe të tretë e vendosi një gol i mesfushorit Idriz Batha gjashtë minuta para pushimit mes pjesëve.

Gjysma e dytë e lojës ishte thuajse e tëra për korçarët, të cilët e sulmuan pa pushim portën e portierit Alban Hoxha. Megjithatë përpjekjet e tyre nuk dhanë fryte, si për meritë të mbrojtjes kundëdshtare ashtu edhe për pasaktësi të lojtarëve miq.

Falë këtij triumfi ekipi i trajnerit Sulejman Starova mban hapin e Kukësit në krye me 55 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet i treti me pesë më pak. /minuta90.com/

Partizani-Skënderbeu 1-0

Goli: Batha 39’

Partizani (4-3-3): Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Malota, Trashi, Batha (Cetkoviç 79’), Ramadani, Vila, Torassa (Boniface 90’), Mazrekaj (Ibrahimi 59’), Ekuban Tr: Sulejman Starova

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Gavazaj (Ogunjimi 64’), Osmani, Orelesi (Gripshi 77’), Adeniyi (Karimi 86’), Latifi, Salihi Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Trashi 33’, Torassa 78’ / Radas 22’, Mici 23’, Orelesi 41’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU