Idrizi: Deri para 10 ditësh isha dështak, tani po flasim ndryshe

0
SHPËRNDAJE

sinan-idriziSinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, komentoi situatën e klubit si dhe vijoi akuzat ndaj FSHF.

“Deri para 10-15 ditëve isha një dështak, sot po flasim ndryshe. Sot ishte një fitore e radhës, asgjë më tepër. Me pikët që na janë hequr patjetër që do të ishim pretendentë”.

“Ish-ët? Kam respekt të madh për të gjithë, si për mesfushorin Vucaj edhe për mesfushorin tjetër, Muzaka. Pas ndeshjes thjesht i kam qetësuar dhe jam përpjekur t’u them të jenë më të qetë. Sigurisht edhe i kam falënderuar”.

“FSHF me dy standarte? Çifligari ka vendosur të flasë para dhe pas Erës së Re. FSHF vazhdon të veprojë me dy standarde dhe është dashakeqe ndaj njerëzve që ndërmarrin nisma kapitaliste të drejta”.

“Investimet? Kam thënë që duhet të rrimë me këmbë në tokë, por toka qëndron në ajër. Realisht nuk e di kush jam, pasi për të tretin vit radhazi paratë e mia kanë qenë të bllokuara në llogaritë e klubit. Në këto kushte është e vështirë të investosh në industrinë e futbollit”.

“Privatizimi? Po presim ende. Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet këtë javë, por thuhet se do të privatizohet vetëm stema, jo asetet. Pra unë nuk mund të investoj në stadium apo te të rinjtë dhe kjo më pengon”,-mbylli prononcimin e tij, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.