Idrizi: Flamurtari nuk bie nga kategoria sepse …

Idrizi: Flamurtari nuk bie nga kategoria sepse ka 6 pikë më shumë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sinan Idrizi.

Superiorja / Flamurtarit i janë zbritur 6 pikë nga tabela e klasifikimit, ndërkohë që administratori Sinan Idrizi i rikthehet sërish asaj çështjeje.

Në një deklaratë të botuar sot në shtypin e shkruar, Idrizi shprehet se të gjithë duhet t’i bëjnë llogaritë që Flamurtari ka 27 pikë dhe jo 21.

Sipas tij, vlonjatët i kanë fituar ato në fushë dhe nuk mund t’ua heqin dot, ndërkohë që ata pritet ta çojnë në gjykatë dosjen për këtë çështje.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje, por ajo që është e qartë, është fakti se Flamurtari është në rrezik real për të rënë nga Superiorja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.