Idrizi flet me kode/ Do shihni ndryshim të madh përpara Marsit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Flamurtari-Kukësi përfundoi me tension, teksa tifozët e mbledhur për të mbështetur ekipin përreth stadiumit kanë protestuar për gjykimin. Në lidhje me këtë, administratori Sinan Idrizi, në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH deklaroi:

“Kishte tifozë të irrituar me gjykimin, u krijua një situatë e tensionuar, por u evituan përplasjet. Goli i anuluar? Nuk dua të merrem me atë gol, le ta vendosin specialistët”.

Më tej ai foli edhe faktin se ndeshja luhej pa praninë e publikut: “Luhej si në funeral dhe ishte funerali i Dukës, që të jem i drejtpërdrejtë. Ai i ka zbrazur stadiumet dhe e ka çuar futbollin në këtë gjendje. Dënimi i fushës? Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Sot para ndeshjes kërkova një shkresë ku të më konfirmohej dënimi i fushës, por askush nuk kishte ndonjë dokument dhe të gjithë fshiheshin. Nuk e dimë pse nuk u mblodh Apeli, ne që të hënën kërkuam rishqyrtimin e dënimit. Na është thënë në lidhje telefonike vetëm që kryetari i Komisionit të Apelit kishte një problem familjar, një vdekje, kaq”.

Idrizi flet edhe për raportin e tij me Dukën, kandidimin e mundshëm të Finos dhe paralajmëron: “Nuk kam asgjë personale me Dukën, nuk e kam fyer personalisht. Problemi im është me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ai është iniciator i funeralit në stadium, si president, jo si person. Ndëshkohet një qytet i tërë kështu. Qëndrimi im nuk ndryshon, unë them atë që mendoj dhe kjo është një e drejtë civile. Flamurtari është dënuar sepse në stadium janë shpalosur kopertina e një libri të famshëm dhe një shprehje e famshme, si formë proteste civile. Në Shqipëri ka fusha ku janë futur tifozët, janë hedhur gurë, janë plagosur lojtarë dhe nuk ka pasur dënime të tilla. Ne dënohemi për parulla dhe sharje, por shumë më rëndë. Ne do t’i shkojmë deri në fund betejës së nisur, ne vlonjatët dimë t’i zgjedhim miqtë, por sidomos armiqtë. Fino është kandidat? “Së pari, Fino është njeri që ndjek sportin, e do futbollin, është person me kulturë dhe i emancipuar. Nëse do të kandidojë për kreun e Federatës, do të jem i lumtur. Shprehja ‘duroni deri në mars’? Jam racional në ato që them, e konfirmoj atë që kam thënë dhe mund t’iu them se as deri në mars nuk do të shkojë kjo punë, të jeni të sigurt. Kam mësuar gjëra të reja dhe historia do të ndryshojë para marsit. Nuk merrem me baste, por mund të vë bast që para marsit do të ndodhë një ndryshim i madh”.

Idrizi dhe Gjika

S'KA KOMENTE

Comments are closed.