Idrizi nuk e prish terezinë për çështjen Gjoka. Nuk më përket. Ska arsye të na heqin pikët

0
SHPËRNDAJE


Flamurtari / Ultimatumi i FSHF-së për të shlyer detyrimet ndaj Ernest Gjokës ka përfunduar, por Sinan Idrizi nuk do të paguajë për të. Presidenti i Flamurtarit vijon të këmbëngulë se nuk do të paguajë detyrime që nuk janë krijuar prej tij, siç është edhe rasti i trajnerit aktual të Kukësit.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit vlonjat e quan kapitull të mbyllur çështjen e Gjokës teksa shprehet se nuk do të paguajë asnjë lek për të.

“Unë nuk merrem më me çështjen “Gjoka”. Për mua kjo çështje është e mbyllur tashmë. Ju lutem, mos më pyesni më pasi nuk kam çfarë të them. Nuk është më puna ime. Unë nuk paguaj asnjë lek për kërë çështje për shkak se nuk janë detyrimet e mia dhe kështu mund të them se nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje”, u shpreh fillimisht Idrizi.

Më tej, numri një i Flamurtarit foli edhe për rrezikun e heqjes së pikëve: “Heqja e pikëve? Përse duhet të ndodhë heqja e pikëve!? Më thoni kemi cënuar gjë garën? Jo, përkundrazi ne jemi në “fair – play””, deklaroi sërish Sinan Idrizi.

Sipas Idrizit, ai nuk paguan detyrime e krijuar nga të tjerë ndaj dhe fton Këshillin Bashkiak të Vlorës që të mblidhet urgjentisht për Flamurtarin: “Për të zgjidhur këto probleme që nuk janë tonat, i kemi dërguar një shkresë zyrtare këshillit bashkiak për t’u mbledhur. Deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Këshilli bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht për Flamurtarin”, kanë qenë fjalët e Idrizit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.