Idrizi: Nuk kemi probleme rrogash, kam edhe unë fajet e mia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14996371_10209508249335253_16609228_n-470x347Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, insiston se në radhët e skuadrës vlonjate nuk ka probleme financash, ndërsa i ka cilësuar ato si pjesë e të kaluarës. Në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli”, dhënë gazetarit Alban Xhihani, Idrizi ka mohuar të ketë probleme me lojtarët rreth pagesave të prapambetura, ndërsa ka konfirmuar se i është drejtuar KAS-it të Lozanës për kërcënimet e FSHF-së.

“Ejani pranë klubit, shihni çfarë na kërkon federata, merrni dokumentacionin në tatime, në zyrat e punës e pastaj diskutojmë. Ne jemi shoqëri civile që paguajmë detyrimin dhe tatimin. Nëse ata duan ta rrezikojnë Flamurtarin në këtë mënyrë le ta bëjnë, unë nuk e rrezikoj”, tha Idrizi.

“Flamurtari nuk ka probleme rrogash, është cikël i mbyllur ai me probleme financash”, vijoi presidenti i klubit vlonjat. “Kemi mbajtur korrespondencë me FSHF-në ku i kemi thënë që të qartësohen cili është detyrimi ligjor ndaj shtetit dhe cili ndaj lojtarëve vetë. E kemi apeluar gjithçka pranë KAS-it dhe tanimë jemi në proces apelimi”.

Ai pohoi se klubi vuante nga një menaxhim i dështuar. “Pjesërisht, po. Pse u largua Magani? Tek pjesa e dështimit tim është pikërisht largimi i Maganit”, tha presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.