Idrizi premio lojtarëve nëse mposhtin Vllazninë, macen e zezë të vlonjatëve këtë sezon

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Pas fitores ndaj Luftëtarit në transfertë, ekipi i Flamurtarit kërkon që të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive edhe në ndeshjen e radhës. Vlonjatët do të presin në fushën e tyre Vllazninë, e cila në këtë sezon ka arritur që ta mposhtë në të treja ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke qenë “macja e zezë” e tyre.

Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar sëtepërmi dhe nën drejtimin e Shpëtim Duros Flamurtari është një tjetër ekip. Drejtuesit e klubit vlonjat duket se kanë gjetur edhe mënyrën e duhur për të motivuar ekipin e tyre me anë të premiove, të cilat duket se nuk do të mungojnë në çdo ndeshje.

Pas premios prej 20 milionë lekësh për fitoren ndaj Luftëtarit, presidenti Idrizi ka vendosur një tjetër për “kokën” e Vllaznisë. Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, lojtarët e Flamurtarit do të kenë një premio prej 10 milionë lekësh e cila do të jetë një motivim ekstra për të gjithë.

Një fitore e mundshme ndaj ekipit shkodran do të bëntë që Flamurtari të bënte një hap të madh drejt arritjes së mbijetesës që është edhe objektivi i madhe i tyre këtë sezon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU