Igli Tare takim me De Biasin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageGianni De Biasi vijon të mbetet një objektiv i skuadrave në Serie A, ku më pranë saj duket ekipi i Lazios. Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, do të takohet me trajnerin e Shqipërisë ditët në vijim. Emri i Gianni de Biasit është lakuar shumë herë në mediat italiane pasi interesimit të klubeve dhe përfaqësueseve të ndryshme evropiane.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Sipas asaj që shkruan gazeta italiane, “La Republica”, ish sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherazi drejtor sportiv i Lazios, Igli Tare dhe trajneri i Shqipërisë, De Biasi, do të drekojnë me njëri-tjetrin në njërën nga ditët në vijim. Ky lajm është bërë publik nga shumë portale pranë skuadrës së kaltër, të cilat aludojnë se njëra nga temat e bisedës mund të jetë edhe që De Biasi të marrë drejtimin e skuadës laziale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.