Iimuna: Jam pjesë e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori 23 vjecar japonez Masaki Iimuna, i kontaktuar nga portali ynë Minuta90.com, sqaron situatën pas zërave të hapur në media për largimin e tij nga skuadra e Flamurtarit.

Më saktë Panorama Sport e ka bërë fakt dicka të tillë, pra prishjen e kontratës së Flamurtarit me mesfushorin japonez. Por sigurisht rregulli i vërtetimit në gazetari është i dyanshëm, pasi merret burimi i klubit, merret edhe ai i lojtarit.

Video: Masaki ne kliniken “Rusi” data 09.08.2016

Gjithashtu, edhe prishja e kontratës s’mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Por patjetër nevojitet edhe firma e futbollistit në kontrat për të ndërprerë bashkëpunimin mes palëve.

Gjithsesi, për të zbuluar të vërtetën Masaki na ftoj të ndiqnim një ditë normale të tij në Tiranë. Pasi qëndruam me lojtarin ai na tregoj nga afër problemin e tij gjatë një rrëfimi ekskluziv.

Masaki ka një problem në muskujt e barkut, por të kalueshëm. Pas kontrollit në Spitalin Salus rrezonanca magnetike e ka vërtetuar problemin e tij që kalon me fizioterapi dhe ushtrime në palestër, por edhe not në pishina dhe ecje në ujë.

Për të gjitha këto klubi i Flamurtarit duke u treguar tepër human dhe korrekt ia ka mundësuar rekuperimin në Klinikën “Rusi” në Tiranë, pranë Rrugës “Forosina Plaku”.

Gjithkush që ka paqartësi për japonezin, apo është i shqetësuar për të, mund ta vizitoj cdo ditë në klinikën në fjalë nga ora 15:00 deri në 19:00.

masaki
Masaki ne Kliniken “Rusi” me fizioterapistin Perli Rusi. Foto: 09/08/2016

Më poshtë do të lexoni edhe intervistën e tij.

  • Masaki mediat kanë shkruar se tashmë keni prishur kontratën me Flamurtarin?
  • Unë nuk e di nga e kanë këtë informacion. Personalisht askush nuk më ka bërë të ditur dicka të tillë dhe absolutisht nuk bëhet fjalë që unë të kem firmosur zgjidhjen e kontratës. Për më tepër kam një agjensi menaxhimi që kujdeset për mua dhe ne vendosim bashkarisht. Por deri tani askush s’më ka kërkuar dicka të tillë. Dua të bëjë të ditur dhe falënderoj drejtuesit e Flamurtarit dhe presidencën që më kanë mundësuar rekuperimin. Ndihem me fat që jam pjesë e kësaj skuadre. Ata janë treguar shumë mikpritës me mua, madje trajneri Magani është në njëri tepër i vecantë, një trajner punëtor dhe i palodhur. Ai më ka qëndruar pranë, më ka shpjeguar shumë mirë situatën time dhe më ka thënë se më mirëpret në ekip pasi të jem rikuperuar plotësisht për të qenë pjesë e stërvitjes së skuadrës. Ndihem me fat për këtë dhe jam i motivuar 100% për të bërë më të mirën time në mënyrë që të shpërblejë edhe besimin e drejtuesve dhe trajnerit. Unë s’kam ardhur tek Flamurtari për të mashtruar, nuk është në natyrën time. Fatkeqësia është vetëm në faktin se dëmtimi mu përsërit, ose më saktë nuk kishte përfunduar, por tashmë gjithcka është e qartë. Unë kam guximin t’i shikoj të gjithë në sy sepse jam i pastër dhe nëse dikush është ofenduar nga unë kontrata nuk vlen fare dhe mundem të largohem me dëshirën time. Por kam përkrahjen e klubit, por jo të ndonjë dashakeqësi rreth tij. iimuna
  • Mund të na tregoni dicka më shumë për problemin tuaj?
  • Më ka nisur kohë më parë kur isha pjesë e Sutjeskës. Mjekët më thanë se me pushim dhe ushtrime mund të kalohej, pasi e ndoqa këtë rrugë mendova se gjithcka ishte OK, pasi edhe dhimbje nuk kisha më. Por pas seancave stërvitore tek Flamurtari kisha probleme. Por se kuptoj përse dramatizohet kjo situatë, nuk jam as i pari dhe as i fundit që dëmtohem. Futbolli i njeh këto probleme. Mua më vjen keq që s’jam në fushë dhe askush s’mund ta dijë dhimbjen time shpirtërore në këto momente. Kur erdha tek Flamutari e kam bërë të ditur me anë të menaxherëve të mi problemin tim dhe e dinim që mund të kishim shqetësime të lehta. Nëse dikush kërkon ta bëjë dramë le të vazhdoj, pasi më parë thanë se portieri Bejtje është larguar, por e shikoj sërish në skuadër, gjithashtu edhe për lojtarë të tjerë media ka aluduar, kjo më duket abuzive dhe dëmton imazhin e lojtarit.
  • Cfarë mendimi keni për ekipin e Flamurtarit?
  • Një ekip fantastik, djemtë janë pozitiv të gjithë, më kanë ndihmuar. Ndërkohë që më lartë fola për stafin, s’dua të komentoj sërish sepse do të duket sikur po bëjë elozhe. Ata e meritojnë të gjithë dhe u kërkoj falje që s’jam pjesë e skuadrës për momentin. Po bëjë maskimumin tim që të rekuperohem sa më shpejtë, më mungon fusha e blertë dhe nuk me durohet derisa të rikthehem në fushën e lojës.
  • Si po shkon rikuperimi?13619817_937928686315630_9186751118503064956_n
  • Jam duke kryer fizioterapi me aparatura në Klinikën “Rusi” në Tiranë. Këtu ndihem si në shtëpinë time dhe bëhet një punë profesionale. Kam besim se shumë shpejtë cdo gjë do të jetë në rregull. Unë s’dua të flas shumë, një lojtar ka hije kur flet në fushë, po e pres dicka të tillë.
  • Cfarë do të t’i premtoni tifozerisë vlonjate?
  • Kam parë video dhe foto të grupit Flota Kuqezi. Kam lexuar në internet që Flamurtari është skuadër me traditë dhe këtë dua t’i them, ne japonezët nga natyra i respektojmë shumë traditat dhe këtë e premtoj. Nuk premtoj spektakël, por sigurisht cdo sekond që do të mbaj veshur fanellën e Flamurtarit premtoj respekt maksimal ndaj kësaj skuadre, ndaj atyre që e kanë veshur më parë fanellën kuqezi dhe padyshim ndaj tifozëve që janë zemra e ekipit.

 

Përgatiti: Maringlen Zhivani (minuta90.com)

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.