Ikën Ronaldo, Reali me ‘galaktikë’ të rinj

0
SHPËRNDAJE

Për të hequr vëmendjen nga rezultatet negative që Reali po koleksionin në këtë sezon në kampionatin spanjoll, dritarja e merkatos dimërore është alibia më e mirë ose ndoshta edhe trampolina për të shkëputur vemendjen.

Në 24 orët e fundit në Spanjë po qarkullon lajmi se Florentino Perez ka dhënë lejen që Ronaldo të shitet dhe nga ky moment fantazia nuk ka limit. Largimi i portugezit do të shoqërohet edhe me dy largime të tjera, që do të shpërbënin BBc-në e famshme të sulmit madrilen: Benzema e Bale do të jenë gjithashtu në treg, për t’i hapur rrugë galaktikëve te rinj.

Por, cilët janë galaktikët e rinj? Në Madrid tani askush nuk ka më dyshime. Neymar është në vend të parë, pas tij Hazard dhe balotazh janë emrat e Icardi-Lewandowski-Kane. Me pak fjalë më të mirët në qarkullim. Duket si ëndërr, iluzion apo çmenduri? Gjithçka mund të jetë, por historia ka treguar se Florentino Perez ka gabuar shumë rrallë në fushtat e tij të merkatos.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.