“Ilaçi Daja” shëron Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Analiza / Ndoshta në fillim u pa me skepticizëm, por sot ai është padyshim trajneri më i mirë i 2017. Subjektivizmi e opinionet mënjanë, janë shifrat ato që konfirmojnë të tillë Ilir Dajën.

6 ndeshje zyrtare të Skënderbeut nën drejtimin e tij, 5 fitore dhe një barazim. Golavarazhi 8 gola të shënuar vetëm një i pësuar. Faktet janë kokëforta, dhe për të dalë përtej llogjikës së ftohtë të shifrave në qoftë se në fillim të kësaj aventure ishin legjitime kritikat për lojën, në ndeshjen ndaj Lufëtatrit, padyshim meritë edhe e gjirokastritëve që nuk tradhëtuan traditën e të luajturit me kokën lart, Skënderbeu dhuroi ndeshjen më të mirë nën menaxhimin e Dajës. Dora e trajnerit tanimë duket më qartë te kampionët, që zhvillojnë një lojë më stabël, pësojnë padyshim më pak, vetëm një gol në 7 ndeshje, sulmojnë me më shumë opsione dhe falë lojës së grupit evidentojnë më mirë dhe kualitetet duke patur një shpërndarje më të gjerë të golit.

Te Skënderbeu shënojnë edhe mbrojtësat, madje mbi të gjithë mbrojtësat, ishte Jashanica ai që vendosui fitoren ndaj Flamurtarit në kampionat, më pas Tefik Osmani me atë gol në finalen e cerekfinales së parë të Kupës me Lacin që vendosi jo pak për sa i përket kualifikimit, ndërkohë që në takimin e fundit vendosi emrin në tabelën e golashënuesve dhe Radas me atë goditje klasi. Nuk mungon ndërkohë as kontributi i salihit, me dy gola që kanë vendosur ndeshjet me Lacin dhe Korabin në Kupë, e as kontributi i talenteve që gjejnë vitrinën e duhur, me Gavazaj që shënoi në Kupë ndaj kurbinasve dhe Liridon latifin që vendosi fitoren në kasafortë ndaj Luftëtarit. Ky Skënderbe me Dajën po funksionon, rivalët janë të paralajmëruar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.