Ilir Daja entuziast pas fitores

0
SHPËRNDAJE

Ilir Daja
Ilir Daja

 

Ilir Daja/ “E kontrolluam mirë ndeshjen, por teksa ishim  duke dominuar , kundërshtari na barazoi për një gabim tonin dhe për një faull në momentin e golit. Megjithatë jam i kënaqur pasi nuk ishte aspak e lehtë kjo fitore duke parë faktin që luajtëm në një terren të keq. Për çdo kundërshtar ne do të kemi vendosje të ndryshme në fushë. Sot na mungoi Karabeci, gjë që na prishi shum punë pasi ai është një lojtar kryesor në mesfushë, por megjithatë jam i kënaqur nga lojtarët që luajtën , por edhe nga ata të rinjtë. Tirana po tregon se ka një fokus të theksuar tek këta elementë. Përsa i përket lojtarëve të rikthyer, jam i kënaqur me Muzakën pasi ka arritur formën optimale. Objektivi ynë është pjesëmarrja në Kupat e Europës dhe për këtë gjë do të luftojmë në të dy frontet”, ishin fjalët e Ilir Dajës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.