Ilir Daja mbetet bardheblu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Edhe pse të gjithë kërkonin që ai të qëndronte, në fund të sezonit që sapo u mbyll trajneri Ilir Daja dha dorëheqjen nga Tirana pas mosarritjes së objektivit që ishte pjesëmarrja në Kupat e Europës.

Ilir Daja dhe Refik Halili
Ilir Daja dhe Refik Halili

Pavarësisht kësaj gjëje, duket se “dashuria” mes tij dhe klubit bardheblu pritet të vazhdojë. Trajneri Daja fitoi zemrat dhe besimin e tifozëve bardheblu gjatë sezonit të kaluar teksa ata kërkonin me ngulm që ai të qëndronte, por tashmë duket se bashkëpunimi do të vazhdojë.

Presidenti Halili dhe trajneri Daja
Presidenti Halili dhe trajneri Daja

Ditën e sotme presidenti Refik Halili ka patur një takim me trajnerin e njohur dhe përflitet se çdo gjë është mbyllir dhe marrëveshja për një kontratë të re është arritur.

Ajo pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme teksa pritet që Tirana të fillojë të mendojë shpejt për të formuar skuadrën, pasi mund t’a shohin veten prapritur në Kupat e Europës, nëse CAS do të lërë në fuqi dënimin e UEFA-spër Skënderbeun. Për bardheblutë kjo vjen si një dhuratë nga qielli, pasi dështoi që t’a arrijë këtë objektiv përmes kampionatit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.