Ilir Daja: Ndeshja e kupës? Ishte e lehtë pasi ekipi kundërshtar është mbledhur kohët e fundit

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skenderbeut Ilir Daja flet pas fitores në kupë ndaj Mamurrasit 8-0.

Daja, një fitore e lehtë në fushë dhe me goleadë vjen për Skënderbeun?

Ka qënë një ndeshje e thjeshtë për vetë faktin se ekipi kundërshtar është mbledhur kohët e fundit dhe kjo e bënte takimin më të thjeshtë për ne. Gjithësesi pashë lojtarët në taktikën individuale.

A mund të na thoni ndonjë konkluzion?

Nuk është se nxiren konkluzione me një ndeshje të tillë. Lojtarët kanë të gjithë kondicionin e mirë. Kemi një kontigjent që kemi dublime në të gjitha rolet që do të forcojë rivalitetin dhe do të risë cilësinë e lojës.

Sa % do ndryshojë Skënderbeu në kampionat?

Për ndryshimet mendoj se do të jenë në pjesën më të madhe lojtarët që kanë pasur më shumë minuta deri tani për vetë fajktin se do të duhet që lojtarët e rinj të përshtaten me lojën e grupit. Nuk duam ti lemë asgjë spontanitetit. Ekipi ka një ekuilibër të mirë tëshmë dhe do të mundohemi ta ruajmë atë ekuilibër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.