Ilir Daja: “Në Durrës luajmë një finale, nuk mendoj për derbin”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Skuadra e Tiranës nuk arriti të marrë qoftë edhe një pikë në sfidën ndaj Skënderbeut për t’u afruar sadopak me vendin e tretë që mbahet nga Kukësi. Ekipi bardheblu tashmë mbetet në distancën e 4 pikëve nga dy rivalët direktë, Kukësi dhe Teuta. Pavarësisht kësaj, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka një mundësi të artë për të rekuperuar, por aspak të lehtë.

Ilir Daja
Ilir Daja

Bardheblutë do të përballen me Teutën në Durrës këtë fundjavë, duke bërë ballafaqimin direkt për një vend në Kupat e Europës. Para kësaj ndeshje tepër delikare, ka qenë vetë trajneri i Tiranës ai që ka dalë në një konferencë për mediat. Daja theksoi se skuadra e tij po mendon vetëm për ndeshjen e rradhës dhe jo për derbin. Ai gjithashtu vuri theksin tek dëmtimet, por pa u justifikuar pasi tashmë ekipi bardheblu është mësuar me këtë gjë:

 “Përballe Teutës luajmë një ndeshje delikate, që duhet fituar. Kemi probleme mungesash, por jemi mësuar me grup të cunguar, ndaj do të bëjmë edhe kështu. Na duhen tri pikët për të rikuperuar terren me rivalët. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mundësi të provojmë deri në fund. Do shkojmë për fitore në Durrës. Statistikat na favorizojnë? Nuk janë tregues që përcaktojnë ndeshjen e radhës. Teuta e ka grupin të plotë dhe kjo i bën ata të jenë në një moment të mirë.

Ilir Daja
Ilir Daja

“Teuta ka një skuadër kompakte dhe forca e saj është loja në grup. Eshtë një ndeshje direkte për Europën. Për të arritur objektivin duhet të fitojmë në Durrës. Na duhet të luajmë me zemër, për t’i marrë tri pikët. Motivimi duhet të jetë më i madh se me Skënderbeun. Këtë ua kam thënë lojtarëve. Me gjykimin nuk do të merrem më. E thashë pas Skënderbeut dhe po e përsëris prapë: Nuk e mendojmë derbin, kemi mendjen vetëm te Teuta. Për Partizani flasim javës tjetër”, kanë qenë fjalët e Ilir Dajës para mediave.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.