Ilir Daja: Nqs rrezikojmë mund t’ia dalim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu bëhet gati për një ndeshje tejet të vështirë në misionin që ka drejt kualifikimit në raundin e 3 të Europa League. Pas kualifikimit në Andorë, korcarët nuk kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, duke vijuar me përgatitjet në Stamboll. Trajneri Ilir Daja në lidhje telefonike për “Sport News” bën të ditur gjendjen e grupit si dhe shqetësimin e tij më të madh në prag të kësaj sfide.

“Kemi udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në mëngjes në Almati. Ky është një problem, pasi diferenca e orës me Shqipërinë është 4 orë dhe lojtarët duhet të përshtaten me këtë. Kemi një ndeshje të vështirë me një kundërshtar cilësor që në përbërje ka lojtarë si Arshavin, por mbi të gjitha është në ritmin e kampionatit.”

Sigurisht ndryshimi i orarit është një problem i madh, megjithatë Daja shpreh bindjen se skuadra e tij do të luftojë për të marrë një rezultat pozitiv, në mënyrë që disavantazhin e hasur prej tyre në ndeshjen e parë t’ia kalojë kundërshtarit në sfidën e kthimit.

“Këtë vështirësi do të ketë edhe kundërshtari në sfidën e kthimit. Eshtë e rëndësishme për ne rezultati i kësaj sfide. Duhet të rrezikojmë edhe ne, pasi një rezultat pozitiv qoftë ky edhe një barazim do të na bënte të kishim kushte lehtësuese në Korcë.”

Sigurisht që në ndeshje me eliminim është e rëndësishme të mos pësosh gol, por njëkohësisht edhe të shënosh në transfertë në portën e kundërshtarit. Daja tregon strategjinë për këtë sfidë, duke mos hequr dorë nga filozofia e tij dhe e Skënderbeut.

“Duhet të mbrohemi që të mos pësojmë, por kjo nuk do të thotë që të lëshojmë terren. Duhet të mbajmë topin në qarkullim dhe të godasim me kundërsulm.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU