Ilir Daja:Kjo është ecuria jonë më e mirë në një kompeticion evropian

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut theksoi në konferencën për shtyp se skuadra e tij ka forca të përballet denjësisht me çdo kundërshtar.

Daja:Kjo është ecuria jonë më e mirë në një kompeticion evropian. Natyrisht, Dinamo është favorite, por edhe ekipet e tjera, që janë në grup me ne, janë gjithashtu të forta. Sidoqoftë, do të përpiqemi të marrim maksimumin, sepse kemi përvojë europiane tashmë.

Mungesat?

Daja:Mungon Nimaga, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Dinamon e Zagrebit. Për këtë ndeshje mund të kemi edhe ndonjë mungesë tjetër, por nuk do të doja t’i zbuloja të gjitha “kartat” e lojës sonë.

Këtë sezon ekipi juaj ka luajtur tashmë 10 ndeshje, 8 prej të cilave në Europa League. A mund të konsiderohet ky një faktor pozitiv për ju?

Daja:Mendoj se jemi tani në një moment të mirë të lojërave, në saj të ndeshjeve në Europa League dhe në Kupën e Shqipërisë e kampionat. Nuk kemi pasur mundësinë të pushojmë dhe tani jemi në gjendje të mirë.

Cfar rezultati prisni neser ?
Daja:Ndeshjet në grupet e Europa League janë shumë më të komplikuara dhe të vështira se ato të kampionatit. Të gjithë ekipet që marrin pjesë në këtë fazë janë të fortë. Do të jetë e vështirë, por do të bëjmë çdo përpjekje për të luajtur denjësisht me çdo kundërshtar. Këtë do të bëjmë edhe me Dinamon nesër .

S'KA KOMENTE

Comments are closed.