Iluzioni optik i Josës mbi kapitenin Shkëmbi

0
SHPËRNDAJE

Shkembi-me-kupe
Blendi Shkëmbi

Blendi Shkëmbi në pankinë? Nuk është fundi i botës nëse një lojtar ulet në stol por mënyra se si është trajtuar kapiteni i bardhekuqve mbetet një këmbanë alarmi në kampin korcar. Traneri Mirel Josa kërkon t’i hedhë “baltë syve” opinionit të gjerë sportiv duke thënë se Shkëmbi është i rëndësishëm. Por nëse Shkëmbi është i rëndësishëm, a mund të na thotë Josa cili është më i rëndësishëm se ai?

Pesë herë kampion rradhazi dhe një ulje direkt me buton në stol duket vërtetë një paradoks. Më saktë, “fajin” e ka shkëlqimi i Olayinkas dhe Berishës që u shitën pas Europa League. Në këtë moment ka ndryshuar edhe strategjia e Skënderbeut. Nën zë lojarët thonë se presidenti Ardjan Takaj, nuk e preferon Shkëmbin.

Shkembi-me-trofeun-e-titullit
Një nga titujt kampion

Skënderbeu do ta vuajë gjatë historinë Olayinka-Berisha. Mbase do të duhen edhe 10 vite për të shitur lojtarë në cmimet e tyre. Edhe nëse skuadra siguron financat e shëndosha me këto lëvizje, Shkëmbi është kapiteni pa cmim, një lojtar që të gjithë e kanë zili në kampionatin shqiptar, madje rivalët e dashurojnë.

Nëse Josa shprehet se kapiteni është i rëndësishëm dhe s’e aktivizon, atëherë problemi qëndron diku më lart, ose në të kundërt Shkëmbi është një iluzion optik për Josën. Të gjithë skuadrat e botës kanë në politikën e tyre të shesin lojtarë të rinj, por askush s’ka guximin dhe as politikë të klubit të zhdukë “flamurin” e skuadrës. Në rastin konkret, Skënderbeu “flamurin”(Shkëmbin) e ka ulur në gjysmështizë duke e mbajtur në pankinë.

11700585_710456729081342_8482668755108769562_o
Shumë herët për të hequr fanellën e lojës dhe për të veshur tutat

Shkëmbi ndaj Dinamos së Zagrebit ishte lojtari që përshkroi më shumë km. në fushën e blertë! Cudi, si ka mundësi që pak muaj më vonë ky lojtar del i pavlefshëm? Në kampin korcar deliri i suksesit dikujt ja ka errësuar sytë dhe mendon se sërish do t’i bjerë “Bingo” me kundërshtar mëse të kalueshëm si skuadra irlandeze që tashmë të gjithë ia kemi harruar edhe emrin, por edhe si Milsami i Moldavisë, një vend që për futbollin nuk është se shquhet.

Por pa i hequr meritat korcarëve pasi të gjithë krenohemi me Skënderbeun, por mënyra se si po veprojnë ndaj një legjende të futbollit tonë, lë për të dëshiruar. E nëse Shkëmbi do të ishte një sulmues? Pa golat e tij sigurisht skuadra s’do të mund të qëndronte dhe mosha s’do t’i vihej në dukje për interesat që vetë klubi do të kishte. Edhe Salihi i ka kaluar të 30-tat, por golat e tij fshijnë vjetërsinë e moshës. Por nëse Shkëmbi nuk shënon gola si Salihi, vetëm prezenca e tij në fushë në aspektin psikologjik, është më shumë se një gol.

Shkembi me Partizanin
Vite më parë kur luante me Partizanin

Në rastin e Shkëmbit mund të themi se Skënderbeu nuk ja tha me gojë, por me sy: IK! Është e rëndë, por është realiteti që të gjithë po shikojmë me sytë tanë. Një legjendë e skuadrës që ndërrohet me disa para që klubi mund të fusë në arkën e tij.

Skënderbeu është skuadër futbolli që duke respektuar edhe disa rregulla respekti kërkon të përfitojë edhe para nga biznesi me lojtarët, apo është një firmë biznesi që nuk mendon asgjë lidhur me respektin ndaj vetë historisë së klubit, qytetit dhe trashëgimisë së tij?

©MINUA90.COM

S'KA KOMENTE

Comments are closed.