Immobile i pëlqen Seviljes

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga/ Presidenti i Seviljes, Jose Castro rikthehet të flasë për ekipin e tij në këtë merkato. Numri një i andaluzëve flet për largimet dhe afrimet e mundshme në ekip. Sipas tij, ai i ka gati tre afrimet që i duhen ekipit për sezonin e ri. Sevilja ka nevojë vetëm për këta tre lojtarë për të qënë gati në sezonin e ri. Një mbrojtës i djathtë, një mesfushor krahu dhe një sulmues i mirëfilltë jane objektivat e klubit spanjoll:
image
“Na nevojiten tre lojtarë për t’u kompletuar. Kemi bërë listën dhe tani jemi në kërkim të tyre. Për mesfushën, Mauricio Isla do të ishte një opsion, por ende nuk mund të themi asgjë zyrtare në lidhje me këtë çeshtje. Përsa i përket sulmit, mua më pëlqen italiani Ciro Immobile. Është një lojtar që ne do të na bënte shumë punë, pasi ka vlera si futbollist. Ai mund të jetë zëvëndësimi i duhur pas largimit të Carlos Bacca.

Ne do t’i plotësojmë çdo kërkesë trajnerit Unay Emery. Ai nuk është i mërzitur për largimin e Baccës, pasi ai e di se ne nuk donim ta shisnim, por për të u pagua klauzola.”- u shpreh presidenti i Seviljes Jose Castro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.