In memoriam/ 19 vjet pa Millon

0
SHPËRNDAJE

Opinion nga Ramadan Bigza

Ramadan Bigza
Ramadan Bigza

19 vjet pa Millon

Sot u bene 19 vjet, qe nuk eshte mes nesh nje prej futbollisteve me te mire, Lefter Millo. Ka qene mengjes kur nje stacion radiofonik dha lajmin e dhimbshem se futbollisti shqiptar Lefter Millo ka humbur jeten gjate nje aksidenti automobilistik ne nje nga rruget e qytetit te Larises. Makina Land Rover qe ai drejtonte eshte perplasur me nje object ne te gdhire te kesaj dite, thuhej ne njoftimin e pare. Kur ndodhi kjo ngjarje e rende futbollisti gjirokastrit mbronte ngjyrat e skuadres Iraklis te Selanikut nderkohe qe ishte shkeputur nga Larisa, skuadra me te cilen ishte aktivizuar nga viti 1991 deri me 1996, duke zhvilluar me kete ekip 103 ndeshje e shenuar 9 gola.

Lefter Millo në aksion me fanellën e Kombëtares
Lefter Millo në aksion me fanellën e Kombëtares

Lefter Millo ishte nje futbollist I shkelqyer teksa kishte mbrojtur me pare edhe ngjyrat e Luftetarit te gjirokastres (1984-85) dhe te Partizanit (1986 – 1991).Ai u aktivizua edhe me ekipin kombetar, duke shkelqyer ne 20 ndeshje me fanelen e ekipit kombetar. Ndeshjen e fundit me kuqezinjte ai e zhvilloi ne qershor te vitit 1996, ku u thirr per te luajtur nga trajneri Naptun Bajko. Ne fakt ky ishte edhe takimi i tij i fundit me koleget e tij, trajneret shqiptare dhe ne gazetaret. Vdekja e ndau para kohe kete futbollist te madh. Vitet kalojne dhe sot u bene plot 19, qe nje nga ikonat e sportit tone nuk jeton me.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.