Inagurohet “Shtëpia e Tifozëve” në Perros Guirec

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Shtëpia kuqezi në Francë hapi dyert për të gjithë tifozët shqiptarë dhe jo vetëm. Mbështetësit e Kombëtares Shqiptare tashmë kanë një qëndër ku mund të takojnë idhujt e tyre, mund të blejnë produktet sportive zyrtare të skuadrës por të përfitojnë edhe dhuratat e ideuara nga organizatorët.

imageQindra shqiptarë që banojnë në zonat përreth por edhe francezë vizituan zonën e fansave të ideuar sipas stilit modern. Një strukturë falë një investimi modern, brenda së cilës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme gjatë gjithë periudhës së pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2016.

Ishin lojtarët dhe trajneri Gianni De Biasi ata që vizituan të parët ambjentet e zonës së fansave ku më pas qindra shqiptarë dhe francezë morën autografe dhe bënë fotografi me idhujt e tyre. Zona e fansave që është një koncept i suksesshëm marktingu në futbollin modern, u inaugurua nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Armand Duka, i cili pasi fakënderoi kryebashkiakun, Erven Leon, e sfidoi atë me fitoren e kuqezinjve ndaj bluve.

Trajneri De Biasi nga ana e tij falënderoi banorët e zonës për mikëpritjen dhe theksoi se shpreson që Kombëtarja të qëndrojë sa më gjatë në Perros Guirec, duke shkuar se ndoshta do të ishte ideale që bashkë me Shqipërinë, në fazën tjetër të kualifikohej edhe Franca.

Ndërkohë, për sekretarin e përgjithshëm të Federatës, Ilir Shulku, qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i vlerave të ekipit shqiptar. Ai shton se kjo inisiativë do të zgjerohet në të ardhmen. “Kjo është një gjë shumë e bukur që ka kushtuar por që ia vlen do te kemi një dyqan edhe në Marsejë të kësaj logjike. Ne kemi filluar një marketing shumë të gjerë për ekipin kombëtar. Dje është inauguruar dyqani në Tiranë dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë edhe më tej”.

Për drejtorin e marketingut, Gazmend Malo, qyteza franceze po i bën një mikëpritje të veçantë Shqipërisë, prandaj Perros Guirec ishte vendi ideal për ngritjen e zonës së fansave.

Ai shtoi gjithashtu se në qytetet e tjera përveç Marsejës ka qenë shumë e vështirë ngritja e zonave të ngjashme për arsye sigurie. Një mbrëmje e veçantë ku dominoi e kuqja dhe e zeza. Fanella që ngjyrosën zonën e fansave, fotografi dhe shumë dhurata. Një autograf suksesi nga Shqipëria e vogel e Perros Guirec. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.