Incident ndaj autobusit të Skënderbeut, prononcohet klubi durrsak

0
SHPËRNDAJE

15370080_10154698201994462_4027400467339833973_oPërfaqesues të klubit të Teutës në rrjetet sociale janë distancuar menjëherë dhe madje kanë shprehur qëndrimin e tyre kategorik kundër dhunës së demonstruar pas ndeshjes ku disa “pseudotifozë” sic i quajne ata, kanë goditur me gurë autobusin e Skënderbeut.

“Në përfundim të ndeshjes Teuta-Skënderbeu ka ndodhur një incident ku është goditur autobusi i tifozerisë mike. Dënojmë këtë dhunë që nuk përfaqëson qytetarët durrsakë por disa fëmijë që nuk dinë që kanë zbritur në qytet. I kërkojmë ndjesë klubit dhe tifozerisë së Skënderbeut për këtë gjë jo të hijshme që ka ndodhur”, – ishte deklarata e durrsakëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.