Incidente tek Kukësi-Legia, ndërpritet ndeshja (Video)

0
SHPËRNDAJE

Nuk ka kaluar pa incidente ndeshja Kukësi-Legia e Warshavës. “Armata e Veriut” nuk e ka lënë pa i kthyer reston koreve raciste kundër shqiptarëve në Podgoricë. Pavarësisht se tani luanin përballë Legias së Warshavës, tifozët kuksianë kanë nxjerrë një banderolë ku shkruante: “Fundi i lojës do të jetë fundi i jetës tënde. Nuk jam sllav jam Shqiptar”. Kjo gjë duket se i ka acaruar pa masë tifozët e Legias, edhe pse banderola nuk kishte lidhje me ta. Ata kanë tentuar të përleshen me tifozët shqiptarë, madje kanë çarë edhe kordonin e policisë. Për fat të mir kanë qënë vetëm rreth 150 tifozë të pranishëm, që ka bërë që situata të mos agravojë më shumë.
image
Gjithsesi incidentet nuk kanë munguar. Një lojtar i Legias është goditur në kokë dhe lojtarët polakë kanë dalë nga fusha, duke deklaruar se nuk do të rikthehen më në fushë. Të dyja ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes, dhe qëndruan për të mësuar se çfarë do të bëhej me ndeshjen. Ka ndodhur edhe një takim midis dy kapitenëve dhe delegatit holandez të ndeshjes, gjithashtu edhe me arbitrin, për të vendosur se çfarë do të bëhet me takimin, pasi gjëndja është vërtet e tensionuar.

Gjithashtu edhe oficeri i sigurisë është takuar me drejtorin e policisë dhe kërkon siguri maksimale për të rifilluar takimi. Duket se çdo gjë ka qënë e kotë, dhe delegati i Uefa-s ka ndërprerë takimin, duke e mbyllur përfundimisht atë, pasi sipas tyre në ato kushte nuk mund të luhej futboll. Rezultati ndeshjes në momentin që u ndërpre ishte 1-2 për Legian
image

 

Në vijim ju sjellim momentin e incidentit dhe goditjen që mori Duda :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.