Iniesta larg Barcelonës, mund të përfundojë në Serie A

0
SHPËRNDAJE


La Liga/ Ylli spanjoll, Andres Iniesta mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Futbollisti thuhet se mund t’i bashkohet Interit gjatë merkatos.

Iniesta ka kontratë me Barcelonën edhe për një sezon, deri më 2018-ën, por deri tani nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me katalanasit.

Fillimisht lojtari ishte kërkuar nga Juventus, por kampionët e Italisë tashmë janë tërhequr nga gara.

Pas kësaj për Iniestan në garë ka hyrë Inter, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Luciano Spalletti. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.