Iniesta ndihet vetëm te Barcelona

0
SHPËRNDAJE

inie“Më mungon shumë Xavi!”. Këto janë fjalët e Andres Iniesta, i cili duket se e ka të vështira ta shohë Barcelonën pa mikun e tij. Xavi, 35-vjeçar vendosi të bashkohet me skuadrën nga Katari, Al Sadd, pasi kaloi të gjithë karrierën e tij te katalanasit. Mirëpo, për një mik të ngushtë si Iniesta, mungesa e tij ka nisur të ndihet. “Natyrisht që më mungon Xavi. Eshtë një ndjesi e çuditshme tani që ai nuk është këtu. Jo vetëm për mua, por për të gjithë grupin. Megjithatë, ne kemi detyrën të vazhdojmë të fitojmë”. Ndër të tjera, spanjolli është pyetur edhe mbi të ardhmen e tij larg Barcelonës.
Mos ndoshta do të ndjekë gjurmët e Xavit? “Në vitin 2018 do të jem 34 vjeç. Mendimet e mia janë vetëm për të tashmen. Dua të vijoj me fitimin e titujve, pa menduar për atë që do të ndodhë në të ardhmen e largët”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.