Insiston Besëlidhja: Shkon në CAS

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kategoria e Parë / Besëlidhja duket e vendosur t’i shkojë deri në fund kërkesës së saj për të marrë tre pikët në tavolinë për takimin me Kamzën i programuar të luhej fundjavën e kaluar por që nuk u zhvillua pasi pak orë para ndeshjes forcat e rendit lajmëruar se nuk mund të siguronin mbarëvajtjen. Mëngjesin e kësaj të enjteje klubi lezhjan ka Apeluar në FSHF vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës që e cilësoi si të pabazuar në rregullore kërkesën e Besëlidhjes, duke respektuar afatin e fundit të parashikuar për rekursin i cili tanimë është objekt i Komisionit të Apelit. Gjithsesi nga klubi lezhjan konfirmojnë se nuk do të ndalen këtu, pasi edhe në rast të hedhjes poshtë të kërkesës në Apel janë të vendosur ta ndjekin këtë cështje në instancat e tjera të drejtësisë sportive, deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ndeshja me Kamzën e cila do të vendosë edhe se cila prej dy skuadrave që janë me pikë të barabarta në grupin A të Kategorisë së Parë, do të ngjitet në Kategorinë Superiore vitin e ardhshëm, nuk u luajt sipas programit pasi Policia e Shtetit rreth 1 orë e gjysëm para orarot të përcaktuar për zhvillimin e saj, njoftoi se nuk mund të garantone sigurinë. Edhe pse Kamza kishte angazhuar polici priovate apo stëeard nisur edhe nga numri i madh i tifozëve të pranishëm në stadium, u vendos që ndeshja të shtyhej ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për zhvillimin e saj, akt që me sa duket mbetet në varësi të Apelit me vendimin që duhet të marrë fillimisht formë të prerë në instancat disiplinore të FSHF.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.