Inter Club Albania pritje speciale për Ivan Cordoba

0
SHPËRNDAJE

Ivan Ramiro Cordoba është ndodhur përpara një surprize të këndëshme menjëherë sapo ka mbërritur ne Tiranë. Ardhja e tij ishte mësuar edhe me parë nga ICA (Inter Club Albania) dhe menduan t’i rezervonin idhullit të tyre, ish-mbrojtësit zikaltër Cordoba një pritje vërtetë të ngrohtë me ngjyrat e tyre të zemrës, ato zikaltër. I ndodh para një situatë të tillë ish-mbrojtësi kolumbian ka nxjerrë telefonin dhe i ka filmuar tifozët zikaltër. Disa prej tyre nuk e lanë t’u shpëtonte nga duart ky shans për të bërë një foto me një legjendë të mbrojtjes se Inter. Ndërkohe vetë Cordoba në një postim në Twitter u shpreh: “Faleminderit atyre tifozëve zikaltër për pritjen mjaft të ngrohtë dhe plot pasion që më bëne në Tiranë”, ndërkohë që ky lajm u postuar edhe nga website zyrtar i Inter FC.

Ja disa nga fotot me tifozët.
image

image

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.