Inter dhe Manaj barazojnë, “ruleta ruse” dërgon Juventus në finale

0
SHPËRNDAJE

imageKupa e Italisë/ Është Juventus ajo që mbërrin Milanin në finalen e Kupës së Italisë teksa eleminoi në gjysëmfinale skuadrën e Inter. U mendua një ndeshje shumë e thjeshtë për Juventus pas ndeshjes së parë me rezultatin 3-0, por Inter barazoi gjithçka duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-0. Edhe pas shtesës prej 30 minutash nuk kishte asnjë ndryshim rezultati. Në fushë për skuadrën zikaltër u fut edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj i cili shënoi në goditjen e tij të 11 metërshit. Pas përfundimit të lojës, Juventus u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltive duke fituar me rezultatin 5-3 pasi Palacio gaboi në goditjen e tij. Tashmë finalja e Kupës së Italisë do të jetë Juventus – Milan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.