Inter fluturon në krye, zhgënjejnë Juventus e Roma (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A

Juventus – Frosinone 1-1

Ekipi i Frosinones pas golit
Ekipi i Frosinones pas golit

Ekipi i Juventus tashmë ndodhet me të vërtetë në vështirësi. Pas asaj fitoreje në Champions dhe ndaj Genoas, u mendua se bardhezinjtë u rikthyen por ka qënë thjesht një iluzion. Ekipi i drejtuar nga Max Allegri nuk e ka shijuar ende fitoren në shtëpi këtë sezon, teksa këtë rradhë festën i’a ka prishur ekipi i Frosinones në minutën e 92′ të ndeshjes. Pasi kaloi në avantazh me anë të Simone Zaza në minutën e 50′, por Bendardi me golin e tij në sekondat e fundit të takimit i ka mohuar fitoren bardhezinjve duke i dhënë edhe pikën e parë ekipit të tij.

Inter – Verona 1-0
image
Zikaltërit konfirmohen si forcë e parë në këtë sezon, duke arritur edhe fitoren e pestë rradhazi në po kaq javë. Edhe ndaj Veronës në shtëpi, të besuarit e Mancinit bënë detyrën duke fituar edhe pse me vështirësi. Ka mjaftuar një gol i Felipe Melos dhe tashmë Inter vazhdon kryesimin e kampionatit me pikë të plota, duke vënë tashmë kandidaturën për fitimin e titullit kampion në Serie A. Por kjo fitore ende nuk duhet t’i kënaqë zikaltërit pasi më e vështira vjen tani.
https://youtu.be/tZa9g39_jHE

Sampdoria – Roma 2-1
image
Roma e pretendimeve të mëdha këtë sezon ka zhgënjyer sërisht teksa është mposhtur në Genoa përballë Sampdorias me rezultatin 2-1. Të besuarit e Rudi Garcias luajtën mjaft mirë në këtë ndeshje, por në fund jane golat ato qe vlejnë. Pas një pjese të parë në barazim pa gola, në fraksionin e dytë të lojës Eder kaloi në avantazh Sampin në minutën e 50′. Kundërpërgjigja e Romës nuk do të vononte shumë, dhe Salah barazon rezultatin në 1-1 në minutën e 69′ pas një asist të Pjanic. Për të vulosur këtë takim u desh autogoli i mbrojtësit grek Manolas në minutën e 85′ për t’i dhënë fitoren vëndasve me rezultatin 2-1 përballë një pretendi për titull si Roma.
https://youtu.be/VytKFcodvp4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.