Inter/ Handanovic rinovon, Perisic avancon, Shaqiri drejtë Schalke 04

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSerie A/ Samir Handanovic duket se do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi. Këtë gjë e ka pohuar vetë portieri, i cili sipas Sportmediaset ka pohuar se është pranë rinovimit me skuadrën zikaltër. Portieri slloven ka qënë një nga pikat më të forta të Interit në këto kohë të vështira për këtë ekip, dhe tani duket se ka vendosur të qëndrojë. Vetë Handanovic u shpreh: “Ndihem mjaft mirë tek Inter, dhe rinovimi i kontratës është shum afër. Kam dhënë gjitçka për këtë ekip dhe do të vazhdoj të qëndroj këtu. Ekipi po bën një merkato mjaft të mirë, dhe kjo gjë është një shtysë tjetër për të qëndruar.”- u shpreh portieri slloven.

imageInter gjithashtu është pranë transferimit të kroatit Ivan Perisic. Duket se drejtuesit zikaltër kanë avancuar shumë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Wolfsburg. Prej ditësh Inter kishte shpallur interesin për kroatin 24 vjeçar, që shihet si një opsion mjaft i mirë për sulmin. Pritet që ditët në vijim ky transferim të marrë rrugë, dhe Perisic të bashkohet me ekipin e Interit, për të cilin ka shprehur kënaqësinë për të veshur fanellën zikaltër.

imageTeksa Perisic duket gjithmon e më pranë, Xherdan Shaqiri është me një këmbë larg Interit. Për mesfushorin zvicerian së fundmi po interesohen gjermanët e Schalke 04, të cilët janë të gatshëm t’a marrin në ekip mesfushorin shtatshkurtër. Pasi dështoi tek Inter, Shaqiri mendon të lërë Italinë, ku opsioni më i mundshëm është rikthimi në Bundesligë, por këtë herë jo tek Bayern por tek Schalke që e pret krahëhapur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.