Inter i vendosur për të marrë Simeonen

0
SHPËRNDAJE

ENTRENAMIENTO DEL ATLETICO EN MAJADAHONDA

Interi kërkon me ngulm Diego Simeonen për pankinën, teksa Stefano Pioli duket se do të largohet dhe me argjentinasin kërkohet të rikthehet Inter i madh.

Simeone ka bërë shumë mirë me Atletikon e Madridit dhe është ndër trajnerët më të mirë në botë për momentin, ndaj Interi këmbëngul ta rikthejë në Milano atë.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, zikaltrit e kanë kontaktuar atë dhe tashmë presin edhe një përgjigje.

“Thuaj sa do”, është ajo që Interi ka thënë, çka tregon edhe vendosmërinë e tyre për të marrë Simeonen si trajner.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.