Inter, i vetëm në krye pas gjysmë dekade

0
SHPËRNDAJE

intsampDerbi i Milanos u vesh zikaltër.  Interit të Mançinit i ka mjaftuar një gol i Fredi Guardin për të fituar sfidën më të rëndësishme të javës së tretë të Serisë A, përballë rivalëve të Milan. Zikaltërit festuan, jo vetëm  suksesin e sfidës së qytetit, por edhe për faktin se gjenden të vetëm në krye të renditjes së Serisë A, me nëntë pikë të plota pas 270 minutave të luajtur. Një arritje që nuk e shijonin që prej shatorit të 5 vjetëve më parë, pra të 2010-s, teksa tani kanë krijuar edhe një distancë prej 8 pikësh me Juventusin. Ndërsa mbajnë në vend edhe Milani, që gjendet në kuotën e 3 pikëve, pas po aq ndeshjesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.