Inter, Joao Miranda në dyshim për derbin e “Madoninës”

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Sirena alarmi për Roberto Mancinin në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit përballë Milan në derbin e “Madoninës”. Trajneri i Inter duket se do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e mbrojtësit Joao Miranda. Lojtari është dëmtuar në gjurin e tij të majtë në ndeshjen Brazil-SHBA, të fituar 4-1 nga Kombëtarja “Seleçao”. Miranda mori një goditje në gju nga sulmuesi Altidore në minutën e 16′ dhe u zëvëndësua më pas në minutën e 22 nga trajneri Dunga.

imagePas ndeshjes ai deklaroi se nuk besonte se ishte ndonje dëmtim i rëndë, megjithatë do të kryejë testet e duhura në klinikën e Inter, për të parë shkallën e dëmtimit. Gjithsesi pavarësisht optimizmit të lojtarit, duket se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër rivalëve të përjetshëm të Milan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.