Inter ndal Romën me Manajn në fushë

0
SHPËRNDAJE

 

Roma's midfielder from Egypt Mohamed Salah vies with Inter Milan's midfielder from Chile Gary Medel (L) during the Italian Serie A football match between AS Roma and Inter Milan on March 19, 2016 at the Olympic stadium in Rome. / AFP / GABRIEL BOUYS        (Photo credit should read GABRIEL BOUYS/AFP/Getty Images)

Serie A/ Roma dhe Inter u përballën mes tyre në “Olimpico” në një ndeshje mjaft të bukur mes dy rivalësh direktë për një vend në Champions. Takimi mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 1-1 duke bërë distanca mes dy ekipe e të mbetet sërish në 4 pikë. Inter kaloi i pari në avantazh me anë të Perisic në minutën e 52′ pasi kroati mposhti Sczeznyn me një goditje nga brënda zonës. 0-1 dhe u mendua se zikaltërit e Mancinit do të merrnin fitoren e parë për vitin 2016, por nuk ndodhi ashtu pasi Roma barazoi shifrat në minutën e 84′ me anë të Radja Nainngolan. Ndërkohë në fushë për Interin u fut edhe Rey Manaj.

Manaj me fanellën e Interit
Manaj me fanellën e Interit

Sulmuesi i Kombëtares arriti të bëjë mirë në lojën e tij ato 12 minuta që ishte në fushë. Në disa raste Manaj u bë protagonist duke pësuar ndërhyrje edhe nga mbrojtësit e Romës, ku pasi shmangu Manolasin, ky i fundit u detyrua të shkaktojë faull ndaj Manajt duke marrë edhe karton të verdhë. Ndërkohë verdhekuqtë e Spalletit mbeten në vendin e 3-të duke qenë në zonën Champions, ndërkohë Inter ngjitet në vendin e 4-ët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.