Inter në sulm për Sakajn, përgatitet strategjia si me Manajn

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Skuadra e Interit duket gjithmonë më shumë e afeksionuar nga lojtarët shqiptarë. Këtë gjë e tregon rasti i Rey Manajt, por tashmë një tjetër lojtar shqiptar ka tërhequr vëmëndjen dhe interesin e skuadrës zikaltër. Bëhet fjalë për Fabio Sakajn, i cili u përfol gjithnjë e më shumë në merkaton e janarit për një kalim te një ekip i madh italian. Tashmë skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini ka filluar sulmin për t’a marrë në ekip talentin shqiptar, por tani do t’a ketë të vështirë pasi në garë janë edhe dy skuadra. Juventus dhe Sassuolo kanë filluar interesimin për Sakajn pasi e shohin si një lojtar me mjaft të ardhme në futboll.

Fabio Sakaj
Fabio Sakaj

Sipas asaj që raporton “Fcinternews.it”, bardhezinjtë janë duke rivalizuar me skuadrën e Inter për shërbimet e lojtarit në fjalë. Ndërkohë Sassuolo mund të përfitojë nga afërsia me Modenën që zotëron kartonin e lojtarit për t’a joshur atë. Ndërkohë Inter po mendon gjithnjë e më shumë për Fabio Sakajn dhe me këtë lojtar mund të përdoret metoda e zgjedhur për transferimin e Manajt nga Cremonese. Sakaj mund të huazohet tek Inter me pretendimin që skuadra zikaltër të mund t’a vëzhgojë atë më nga afër dhe më pas të bëj ofertën e duhur. Mesa duket një e ardhme e ndritur e pret mesfushorin shqiptar të Modenës, Fabio Sakaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.