Inter “ngrin” rinovimin e Handanoviç. Agjenti i Cuadrados shihet në Milano

0
SHPËRNDAJE

Samir Handanovič
Samir Handanovič
Serie A/ Inter duket mjaft aktiv në këtë merkato. Zikaltërit janë një nga ekipet që po lëviz shumë për të fuqizuar ekipin për sezonin e ardhshëm, pot pavarësisht kësaj duhet që të mendojë edhe për të mbajtur në ekip ato pak “yje” që ka aktualisht. Një nga këta lojtarë është edhe portieri Samir Handanoviç. Duket se bisedimet me palëve për rinovimin e kontratës kanë “ngrirë” dhe tani portieri ende nuk e ka hedhur firmën mbi kontratën e re. Pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi, edhe pse klubi është i hapur për ofertat që mund të mbërrijnë ndaj sllovenit raporton Sportmediaset.

Juan Cuadrado
Juan Cuadrado
Gjithashtu një tjetër zhvillim i ri ka ndodhur në klubin zikaltër. Menaxheri i lojtarit të Chelsea, Juan Cuadrado, është parë në Milano. Sipas Sportmediaset menaxheri i lojtarit ka mbërritur në Itali për të folur me ata që kanë interes për lojtarin. Mësohet se Mourinho ka dhënë rrugën e lirë për largimin e mesfushorit anësor që pëlqehet shum nga Mançini. Gjithasntu mesfushori kolumbian është edhe një objektiv i trajnerit të Juventusot Allegri, ndaj dhe pritet që të ketë “luftë” për lojtarin në këtë merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.