Inter nuk di të fitojë

0
SHPËRNDAJE

Generated by  IJG JPEG Library

Interi i Roberto Mancinit duket se ka harruar sesi fitohet një ndeshje. Zikaltërit janë ndeshur mbrëmjen e të dielës me grekët e AEK dhe nuk kanë shkuar më larg se një barazim 0-0. Interi ka zhvilluar një lojë shumë të vakët, me raste të pakta dhe me një ritëm loje shumë të ngadaltë. Skuadra e Mancinit ka arritur të jetë e rrezikshme vetëm në 10 minutat e fundit të takimit duke krijuar 3 raste për gol por pa arritur ti konkretizojë. Gjatë kësaj ndeshjeje është aktivizuar edhe talenti shqiptar Rey Manaj i cili hyri në fushë në minutën e 74-të dhe në minutën e 89-të pati një shans të artë për ti dhënë fitoren Interit, por pasi u gjend vetëm për vetëm me portjerin goditi drejt këtij të fundit. Kur ka mbetur vetëm një javë nga fillimi i Serie A, Interi i Mancinit është ende një kantier në ndërtim e sipër dhe tifozët ndihen të pasigurtë për ndeshjen e parë të kampionatit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.