Inter ofertë Manchesterit për Januzaj

0
SHPËRNDAJE

januzaj
Januzaj nuk është më një prej lojtarëve që konsiderohet si pjesë e formacionit te United, madje edhe vitin e kaluar ai u huazua te Borussia Dortmund përpara se të rikthehej sërish te rezervat e klubit nga Manchester. Lojtari i përfaqësueses belge bëri shtatë paraqitje me U21 sezonin e kaluar. Mesa duket 21 vjeçari nuk do të ketë hapësira edhe këtë sezon që po vjen nën urdhrat e Jose Mourinho-s pas mbërritjes së Mkhitaryan.

Por siç ka raportuar italiania CalcioMerkatoWeb, Inter mund t’i ofronte një zgjidhje Januzajt. Sipas sajtit italian Inter ka gati një ofertë për belgun pas vështirësive që po kalon me transferimet e Joao Mario dhe Antonio Candreva. Klubi italianë është gati ta huazojë lojtarin me origjinë shqiptare me të drejtë blerje vitin tjetër prej 8 milionë euro. Kontrata e Januzajt me United skadon në vitin 2018. Deri tani ai ka bërë 50 paraqitje duke shënuar pesë gola me United.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.